Nënkryetari i Listës Serbe, Igor Simiq, thotë se nuk është gjetur kurrfarë zgjidhje ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, duke shtuar se për një gjë të tillë ka vetëm spekulime të mediave.
Ai ka thënë se nuk do të ketë as bashkim të qytetit të Mitrovicës siç po pretendohet.
“Të gjitha spekulimet që dëgjojmë madje edhe për atë që Mitrovica mund të bëhet një qytet, vijnë nga ata që nuk e kuptojnë seriozisht procesin e dialogut. Në këtë moment, nuk kemi fare dialog dhe është e pabesueshme që të diskutohet për zgjidhjen përfundimtare. Këto spekulime madje dëmtojnë edhe qytetarët”, ka thënë Simiq, shkruan ‘blic’, transmeton Gazeta Express.
Simiq thotë se Kosova nuk po dëshiron që të vazhdojë dialogu, sepse dëshiron të fitojë kohë dhe ta bllokojnë procesin e dialogut.
“Në këtë mënyrë ata po e rrisin dëmin ndaj qytetarëve serb përmes taksës. Megjithatë presionet e ndërkombëtarëve janë të forta, por e shohim se çfarë do të ndodh në ditët në vazhdim”, ka shtuar ai.
Anëtari i Listës Serbe ka akuzuar institucionet e Kosovës edhe për papërgjegjësi.
“Ata nuk po bëjnë mjaftueshëm për të gjetur një kompromis me Serbinë për zgjidhjen e problemeve kyçe”, shton Simiq.
“KB Krusha” për deklaratat e Pecit: Do të paraqesim fakte pë...
“I ke bërë ato lojërat e tua”, Lela ia lë fajin Gresës për d...
Në Leposaviq vendoset gurthemeli i objektit të ri të nënstac...
Rama: Shqipëria Turistike, në gjigantin mediatik amerikan Wa...
Chelsea kthehet te fitorja, triumfon në udhëtim te Leicester...
Sulmet izraelite në Gazë, shkon në 189 numri i gazetarëve të...