Google ADS

Gabon Tottenhami, nuk i mjafton goli në rikthim nga Kane

15:24 | 23 Shkurt 2019
Arbresh Info

Superylli Harry Kane shënoi me një gol rikthimin e tij në fushë pas një muaj e gjysmë në takimin e sotëm (e shtunë) kundër Burnleyt.

Mirëpo, Tottenham Hotspuri u mposhtë me rezultat të ngushtë 2 me 1 në takimin si mysafirë në stadiumin Turk Moor në kuadër të xhiros së 27-të në Premierë Ligë, shkruan portali arbresh.info.

Nikoqirët kaluan në epërsi pak pa u bërë një orë lojë duke shënuar me anë të sulmuesit Chris Wood për 1 me 0.

Sulmuesi Harry Kane arriti pas shumë përpjekjeve të gjej golin e barazimit duke realizuar për 1 me 1 në minutën e 65′. Derisa skuadra e Mauricio Pochettinos po përpiqej për të kaluar në avantazh, nikoqirët befasuan duke gjetur sërish epërsinë gjatë minutave vonë të takimit.

Ashley Barnes ktheu në epërsi skuadrën e trajnerit Sean Dyche duke shënuar për 2 me 1 si dhe duke i siguruar tri pikë të plota klubit të tij.

Tottenham Hotspuri vazhdon qëndrimin në pozitën e tretë në tabelë me 60 pikë – pesë larg liderit të tabelës, ndërsa Burnley tani qëndron në pozitën e 13-të me 30 pikë./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme