Google ADS

Banorët e Bulqizës bllokojnë rrugën, 4 vite pa ujë të pijshëm

15:35 | 23 Shkurt 2019
Arbresh.info

Katër fshatra të njësisë administrative Gjoricë kanë bllokuar njërin krah të rrugës nacionale Shupenzë-Bulqizë, pasi prej 4 vitesh nuk furnizohen me ujë të pijshëm.

Ata kanë kërkuar përfundimin e ndërtimit të ujësjellësit.

Sipas banorëve, dy herë në javë ata kanë dërguar në Spitalin e Peshkopisë dhe Bulqizës persona të infektuar nga uji i pijshëm.
Ndërkohë, banorët thonë se u mungon edhe uji për vaditje, pasi në zallin e Bulqizës pretendohet të ndërtohen dy HEC-e.
“Edhe pse çdo fushatë elektorale na premtohet zgjidhja e problemit të ujit të pijshëm, deri tani asgjë nuk është bërë”, thonë banorët.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme