Një nga problemet fizike të cdo gruaje është de depilimi! Problemi më i bëzdisshëm por pothuajse i përditshëm.
Ai ose do të ketë shumë dhimbje ose do të duket shëmtuar! Lëkurë e butë dhe e shëndetshme: Kjo është ajo që synojmë të arrijmë çdo herë që depilohemi. Depilimi është padyshim metoda më efektive në luftimin e qimeve të panevojshme.
Fillimi…: Le të shijojmë një dush dhe një banjë të nxehtë disa orë para depilimit: do të zbusë qimet dhe do të zgjerojë poret, duke lejuar një depilim shumë më pak të dhimbshëm. Le të fillojmë pastaj me një scrub; përveç se e bën lëkurën më të butë dhe eliminon qelizat e ngordhura, sjell në sipërfaqe qimet më të shkurtra në mënyrë që asgjë të mos na shpëtojë, duke përmirësuar kohëzgjatjen e depilimit dhe duke e bërë më të durueshëm se ç’e kemi provuar.
Qime ose kundërqime?: Estetistët e dinë mirë; nja nga sekretet për depilimin e padhimbshëm është të zgjasësh dyllin në drejtim të rritjes, është më pak e dhimbshme. Gjatë heqjes, qoftë profesionale ose i bërë vetë, frymëmarrja e duhur do t’iu ndihmojë të relaksoheni dhe të ndjeni më pak dhimbje.
Kurrë me stomak plot: Pas drekës ose darkës rritet rrjedhja e gjakut për shkak të tretjes dhe gjithashtu edhe ndjeshmëria e lëkurës… dhe në vazhdim edhe dhimbja e depilimit! Ndër ushqimet që duhen shmangur absolutisht është kafeja sepse kafeina e bën të ndjeshme lëkurën, duke e bërë depilimin të dhimbshëm.
Fundi i mirë….: Për depilimin silogjizmi “përfundo heqjen, mbaron dhimbja”, fatkeqësisht nuk vlen sepse ka mundësi që pas depilimit mund të rezervohet një surprizë e dhimbshme. Si t’i shmangim bezdisjet e mëtejshme? Mjafton të merrni disa orë relaks: jo palestër, kështu që djersa, armiku i lëkurës së irrituar, nuk do të na shqetësojë; pak përkëdhelje dhe një masazh të bazuar në vajra natyralë dhe pa alkool, të tilla si bajame të ëmbla, për të rivendosur butësinë dhe hidratimin në epidermë. Një libër i bukur apo shopping dhe jo plazh apo pishinë, sepse dielli mund të irritojë më tej lëkurën tonë, tashmë e vënë në provë tepër.
Rama: Nëntori i festave vjen me ngjyrat kuqezi në shkollat t...
Rumania kundërshtari ‘problematik’ i “Dard...
Haradinaj premton: Paga mesatare në shëndetësi do të jetë 1 ...
Futbollistët “Dardan” që lanë gjurmë në ekipet e tyre muajin...
Institucionet e Kosovës të mbyllura për shtetasen e Taxhikis...
Hyseni thirrje opozitës: Lërini inatet, votoni bartjen e mje...