Google ADS

Me myk dhe lagështi jeton familja katër anëtarëshe në Vushtrri

11:09 | 23 Shkurt 2019
Arbresh.info

Në një shtëpi të mbushur me myk dhe lagështi, kjo është përditshmëria e familjes Smajli nga Vushtrria.

Familja katër anëtarësh jeton në kushte të mjerueshme për shkak të pamundësisë për të pasur një shtëpi të veten, raporton arbresh.info.

Me dy fëmijë të vegjël, burrin e papunë dhe një social, Arjeta rrëfen jetën e rëndë që ka përditë.

Ajo thotë se më parë kanë jetuar në ambulantën e vjetër në qendrën kolektive, ndërsa tani jetojnë në bodrumin e një banese.

Zonja e shtëpisë tregon që bashkëshorti i saj kur mundet punon ndonjë punë aty-këtu me çarjen e druve, por që nuk mjafton të rregullohet puna e banimit.

Ajo bën thirrje tek njerëzit që kanë mundësi ta ndihmojnë./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme