Trajneri i fitnesit Craig Ballantine shkruan në një blog në lidhje me ngrënien e shëndetshme de gjumin.
Ai ka zhvilluar një formulë, falë së cilës çdokush mund të bëjë gjumë të mirë dhe të zgjohet me përplot enërgji ditën tjetër, transmeton lajmi.net.
Craig beson se ideali i një gjumi të mirë përgjatë natës fillon në kohën e ditës. Ja si kontruktohet ideja:
10 orë përpara gjumit
Kjo është koha që keni nevojë për të pastruar gjakun tuaj nga stimuluesit që përmbajnë kafeinë. Pra, nuk ka kafe, çaj të gjelbër ose të zi, Coca Cola, pije energjike, apo çokollatë nga kjo periudhë.
3 orë përpara gjumit
Mos hani asgjë ose mos konsumoni alkool nëse jeni vetëm tre orë para se të shtriheni të flini. Trupi juaj përdor një sasi kolosale të energjisë duke i larguar alkoolin dhe duke tretur një vakt të vonuar.
2 orë përpara gjumit
Që nga tani, mos punoni e as mendoni të punoni. Lejeni për nesër.
1 orë përpara gjumit
Që nga kjo periudhë, fikni televizorat, kompjuterët apo smartfonët. Lëjeni mendjen dhe sytë tuaj të pushojnë.
Gjithashtu, flini në shpinë nëse dëshironi të dukeni më të rinj për më gjatë. Ky pozicion shkakton më pak vija dhe rrudha, sepse nuk ka shtypje në fytyrë.
Të korra me inteligjencë artificiale, teknologjia e re që po...
Kryediplomati i ardhshëm amerikan, Marco Rubio dhe politika ...
Albin Kurti takon Lorik Canën: Vlerësuam rëndësinë e masiviz...
Arrestohet shqiptarja në Londër, mori pjesë në protestat pro...
Supergol nga Granit Xhaka, vulos fitoren e Leverkusen
Zbulohet data e fillimit të edicionit të katërt të “BBVA”