Google ADS

“Venezuelën e kanë braktisur 3.4 milionë njerëz”

08:18 | 23 Shkurt 2019
Arbresh.info

Agjencia e Kombeve të Bashkuara (OKB) për refugjatë dhe migracion thonë se rreth 3.4 milionë njerëz kanë braktisur Venezuelën, që paraqet një rritje nga shifrat e nëntorit të vitit të kaluar, kur këto agjenci thanë se vendin e kishin braktisur tre milionë njerëz, transmeton Aadolu Agency (AA).

I dërguari i përbashkët i UNCHR-së dhe i Organizatës Ndërkombëtare për Migracion (IOM) çmoi lartë “solidaritetin e pamasë” të cilin e kanë shfaqur fqinjët e Venezuelës për njerëzit të cilët po lënë vendin e tyre.

Agjencitë në fjalë thonë se Kolumbia ka mirëpritur numrin më të madh të emigrantëve nga Venezuela, mbi 1.1 milion, e ndjekur nga Peruja me 506.000 dhe Kili me 288.000, ndërsa Brazili ka strehuar rreth 96.000 venezuelias.

UNHCR i është përgjigjur zotimit të presidentit të Venezuelës, Nicolas Maduro, i cili tha se do të mbyll kufirin me Brazilin për të mos lejuar hyrjen e ndihmave humanitare, duke theksuar se “është e një rëndësie që njerëzit në nevojë për mbrojtje ndërkombëtare të mund të gjejnë mbrojtjen që kërkojnë”.

UNHCR tha se operacioni i saj në Venezuelë ka ndihmuar 80.000 njerëz me çështjet e dokumentacionit, arsimit, ushqimit dhe higjienës.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme