Atletico Madridi mund të jetë pa trajnerin Diego Simeone për ndeshjen tjetër në Ligë të Kampionëve kundër Juves.
48-vjeçari pushtoi kryetitujt gjatë fitores 2 me 0 të skuadrës spanjolle të mërkurën për shkak se është parë duke kapur testikujt në momentin kur skuadra e tij kaloi në epërsi, transmeton portali arbresh.info.
Edhe pse Simeone tentoi ta mënjanoj incidentin, La Gazzetta dello Sport raporton se UEFA është duke menduar për të hapur një procedurë disiplinore bazuar në raportin e ndeshjes nga gjyqtari Felix Zwayer dhe delegatët e ndeshjes.
Në qoftë se kështu është rasti, argjentinasit mund të mos i lejohet të jetë në bankinë për takimin kthyes në Torino më 12 mars.
UEFA mund të shikoj gjithashtu incidentin përmes një inspektori ose të injoroj plotësisht incidentin dhe thjeshtë t’i jap një vërejtje Simeones për mos ekzagjeruar me sjelljet e tij jashtë linjave.
Atletico është favorit për të vazhduar tutje në raundin e ardhshëm pas fitores 2 me 0 kundër Juventusit në Wanda Metropolitano./arbresh.info/
Liverpooli po përgatit një ofertë prej 60 milionë eurosh për...
Izraeli thotë se do të dërgojë ekip shpëtimi për evakuimin e...
KQZ mban mbledhjen e radhës
Qyteti amerikan lejon shitjen e alkoolit pas 120 vitesh
Mbërrin në Shëngjin anija e marinës italiane me 8 emigrantë ...
Rama ndan fotografi nga pjesëmarrja në Komunitetin Politik E...