Federata Aeronautike e Kosovës (FAK) ka sqaruar se për performancën e tyre në ditën e pavarësisë kanë kontratë vetëm 800 euro e jo rreth 12 mijë euro, siç thuhet në dokumentin e Qeverisë.
FAK thotë se të gjitha parashutat dhe pajisjet përcjellëse që u përdorën në ditën e pavarësisë janë prona private të pilotëve dhe për to nuk janë paguar sa ka deklaruar qeveria përmes kompanisë që e angazhoi për organizimin e festës së pavarësisë.
“Të gjitha parashutat dhe pajisjet përcjellëse të përdorura në këtë paradë për ditën e Pavarësisë janë prona personale të secilit pilot që ka bërë fluturimin dhe nuk janë pronë e Federatës apo e ndonjë organizate tjetër. Këto parashuta nuk janë dizajnuar veçanërisht për ditën e Pavarësisë por ato janë pajisje ekzistuese, që prej vitesh i posedojnë këta pilotë dhe i përdorin për fluturime”, thuhet në sqarimin e Federatës Aeronautike.
Aty shtohet se as pilotët nuk janë paguar fare për fluturimet por vetëm për shpenzime logjistike.
“Të gjithë paraglajdistët këtë performansë/fluturim e kanë bërë në baza vullnetare dhe pa asnjë kompensim nga Federata apo nga ndonjë organizatë tjetër”, përfundon sqarimi i FAK-së.
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...