Milani nuk ka qenë më mirë që nga viti 2012

23:31 | 22 Shkurt 2019
Arbresh Info

Milani ka shënuar tri ose më shumë gola në tri ndeshje kompetitive radhazi në Serie A për herë të parë që nga viti 2012, por gjithashtu ka mbajtur portën e pastër tri herë radhazi në takimet në shtëpi.

“Kuqezinjtë” shkatërruan Empolin duke e mposhtur 3 me 0 këtë mbrëmje (e premte) me golat nga Krzysztof Piatek, Franck Kessie dhe Samu Castillejo, transmeton portali arbresh.info.

Kjo ishte fitorja e tyre e tretë meqenëse kanë mposhtur Cagliarin 3 me 0 në San Siro dhe Atalatan 3 me 1 në Bergabmo.

Hera e fundit kur Milani ka shënuar tri gola radhazi në kompeticionin kryesor italian ka qenë prapa në vitin 2012.

Në atë periudhë, ata mposhtën 3 me 1 Catanian më 30 nëntor, 4 me 2 fituan kundër Torinos dhe më pas shkatërruan 4 me 1 edhe Pescaran më 16 dhjetor.

Por, nuk është e gjitha nga sulmi sepse skuadra e Gennaro Gattusos është gjithashtu e para që nga maji i vitit 2014 që ka mbajtur në tri ndeshje në shtëpi radhazi portën e pastër./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme