Kuqezinjtë kanë vazhduar formën e tyre perfekte në Serie A edhe mbrëmjen e sotme (e premte).
AC Milani regjistroi fitore me rezultat të thellë 3 me 0 kundër Empolit në takimin e zhvilluar në San Siro në kuadër të xhiros së 25-të në kampionatin italian, shkruan portali arbresh.info.
Nikoqirët gjetën portën gjatë pjesës së parë me anë të mesfushorit Lucas Paqueta që realizoi me kokë, por tekonologjia VAR anuloi golin pas shqyrtimit në hollsi të rastit duke parë që pozita e lojtarit të ri ishte jo e rregullt.
Sidoqoftë, sulmuesi Krzysztof Piatek u përkujdes për të dërguar në avantazh për 1 me 0 skuadrën e tij të re pas transferimit nga Genoa janarin e kaluar duke shënuar me lehtësi pas asistimit nga Hakan Calhanoglu qysh në fillim të pjesës së dytë.
Frank Kessie me një gol fantastik dyfishoi shifrat dy minuta më vonë (51′), ndërsa për 3 me 0 realizoi Samu Castillejo në minutën e 67′.
“Rossonerët” gjetën portën edhe një herë gjatë pjesës së mbetur të lojës, por VAR e anuloi sërish atë për shkak se ishte shënuar nga pozita jashtë loje.
Me këto tri pikë, AC Milani përforcon pozitën e katërt në tabelë me 45 pikë, një më pak se Interi në pozitën e tretë, ndërsa Empoli vazhdon qëndrimin në prag të zonës së dëbimit me vetëm 21 pikë./arbresh.info/
Krasniqi-kreut të SBASHK’ut: Sfidave të mësimdhënësve iu vje...
Të hënën mblidhet Kryesia e Kuvendit
Prokuroria në Prishtinë ngriti 121 aktakuza ndaj 126 persona...
Era e fortë shkakton dëme në Durrës, palma bie në mes të tro...
Parandalohet edhe një rast i kontrabandës me mallra
Vengu në Pentagon: Biseduam për financimin e kapaciteteve të...