Dyshja shqiptare kanë depërtuar në formacionin e më të mirëve të javës në Evropa Ligë.
Granit Xhaka dhe Shkodran Mustafi janë pjesë e njëmëdhjetshes më të mirë në kompeticonin e dytë më të madh në Evropë, shkruan portali arbresh.info.
Falë paraqitjeve të shkëlqyera mbrëmjen e së enjtes në Emirates gjatë përballjes së Arsenalit me skuadrën e BATE Borisovit, dy futbollistët shqiptarë kanë arritur të jenë pjesë e formacionit të javës.
Granit Xhaka kontribuoi me dy asistime në fitoren 3 me 0 të Arsenalit kundër skuadrës bjelloruse duke i ndihmuar “Topçinjve” të vazhdojnë në raundin e ardhshëm të 1/8-ës.
Mbrojtësi nga Gostivari, Shkodran Mustafi realizoi një gol të bukur me kokë pas asistimit nga Xhaka dhe arriti të ndërpres një numër të madh aksionesh nga skuadra mysafire.
Pjesë e formacionit të javës janë edhe lojtarët si Azmoun (Zenit), Daka (Zalzburg), Sarabia (Sevilla), Schlager (Salzburg), Hudson-Odoi (Chelsea), Lichtsteiner (Arsenal), Dilaver (Dinamo Zagreb), Coufal (Slavia Praha) dhe Boyko (Dynamo Kyiv)./arbresh.info/
Të korra me inteligjencë artificiale, teknologjia e re që po...
Kryediplomati i ardhshëm amerikan, Marco Rubio dhe politika ...
Albin Kurti takon Lorik Canën: Vlerësuam rëndësinë e masiviz...
Arrestohet shqiptarja në Londër, mori pjesë në protestat pro...
Supergol nga Granit Xhaka, vulos fitoren e Leverkusen
Zbulohet data e fillimit të edicionit të katërt të “BBVA”