Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka folur nga selia blu për vendimet më të fundit të marra nga Kryesia e Partisë.
Basha tha se vendimi i parë dhe më i rëndësishëm i marrë është vazhdimi i aksionit qeveritar. “Në këtë kuadër, -tha Basha,- do të ndërtojmë një kalendar protestash në të gjithë vendin por edhe në Tiranë, që do të mobilizojnë aksionin qytetar për të larguar këtë qeveri”
Po kështu Basha tha se “Do të ngrihen shtabet politike dhe organizative dhe në nivel qendror dhe lokal, me qëllim organizimin e protestave popullore në të gjithë vendin”
Më tej Basha tha se do të vazhdojë shpalosja e programit ekonomik të Partisë Demokratike në bashkëpunim me partnerët gjermanë, me qëllim rimëkëmbjen e vendit.
“Këtë shpalosje të programit do ta bëjmë për të gjithë kategoritë në vend. Një ndër hapat do të jetë anullimi i konceisioneve dhe si do tu kthehen këto para qytetarëve për zhvillimin e ekonomisë”, tha Basha.
Burimi i përlotur lë shtëpinë, momenti që preku të gjithë
Sulmi në Ibër Lepenc, LDK: Të papranueshme këto akte terrori...
Shpërthimi në Ibër Lepenc, ambasadori britanik: Të hetohet s...
Ushtarët amerikanë me armë të gjata te vendi i shpërthimit n...
Hoxha: Për shkak të dy shpërthimeve në veri, kemi shtuar mas...
Bedri Hamza shkon në Zubin Potok, dënon aktin nga vendi i ng...