“Më lejoni t’ju them zoti kryeministër se deklarata juaj se kurrë nuk do t’i shfuqizoni taksat vetëm se tregon mendjemadhësinë dhe nervozizmin tuaj”, ka theksuar Vuçiq.
Ai ka përkujtuar se Haradinaj ka paralajmëruar para 43 ditësh se do të rrëzohet pushteti serb nëpër rrugët e Beogradit.
“Me ato taksa po i bëni dëm popullit tuaj. Nuk do të kisha vënë bast se aq lehtë mund ta rrëzoni Serbinë ashtu si keni planifikuar. Serbia është pak më e fortë sesa keni menduar”, ka thënë Vuçiq.
Ai ka theksuar edhe se “pikërisht për shkak të Kosovës dhe asaj që Serbia ka kryer të gjitha obligimet e saja, po përforcohet presioni ndaj vendit të tij”.
“E keni dëgjuar Kadri Veselin, komandantin jozyrtar të Kosovës, se ka thënë se nuk di se a është më i mirë Ramush Haradinaj, Hashim Thaçi apo Isa Mustafa, por se di që për te është armiku më i keq dhe i vetëm Aleksandar Vuçiq. Nuk jam i lumtur për këtë, sepse ata janë njerëz të rrezikshëm dhe e kam kuptuar porosinë, mirëpo jam edhe krenar, sepse e di që ata e urrejnë atë i cili i bën mirë popullit serb”, ka thënë Vuçiq.
Haradinaj: Kosova direkt në NATO, është kthesa e madhe për K...
Erdogan synon rritjen e tregtisë me Rusinë
Incidentet në takimin e Ramës me shqiptarët e Britanisë, një...
I bie një profilë metalit në kokë, vdes 25-vjeçari në Prizre...
Kadrijaj e AAK-së komenton skandalet me subvencione në Minis...
Osmani e Maqedonci takuan Bauerin, flasin për përkushtimin e...