Ikona e modës, Karl Lagerfeld ndërroi jetë para disa ditësh. Ndërkohë sot në portalet shqiptare u përhap lajmi se stilisti i Chanel, mes 184 personave që ndiqte, kishte edhe një shqiptare.
Bëhet fjalë për këngëtaren dhe blogeren e modës, Jonida Maliqi. E kontaktuar nga Blitz.al, Jonida ka rrëfyer se si ka ndodhur:
“Që nga fillimet e Instagramit, e ndiqja dhe postova një foto me kapele nga stilisti dhe thjesht i kam bërë tag. Pasi kishin kaluar disa kohë, zbulova që më ndiqte dhe ai. Më pas, sa herë që kisha ndonjë gjë të tij, i bëja tag. Mesa duket, i ka pëlqyer stili im. Personalisht, nuk e kam takuar asnjëherë.”
Por si ndihet Jonida për këtë fakt?
“Në kohën kur e zbulova, më vinte t’ja thoja të gjithëve, por do të merrej si mungesë modestie dhe mendjemadhësi. Ndërkohë, sot e zbuluan portalet. Normalisht që ndihem mirë, sepse nëse Coco Chanel është nëna e modës, Karli ishte babai.”- është shprehur ajo.
Ndërkohë ne jemi të bindur se stili i veçantë i Jonidës, nuk mund të mbetej pa u pikasur dhe vlerësuar nga një ikonë e modës si Lagerfeld.
Biden fal dënimet me vdekje
Prokuroria në Gjakovë ngrit aktakuzë ndaj të pandehurit që v...
Ilir Avdyli largohet nga Llapi
Deri në një orë pritje te Dheu i Bardhë për të hyrë në Kosov...
Panik në Portin e Durrësit, përplasen rëndë dy tragete
Dënohet me burg ish-kryetari i Bashkisë së Lezhës, Fran Frro...