Sulmuesi francez Alexandre Lacazette do të mungoj edhe në ndeshjet e Arsenalit në Evropa Ligë për xhiron e 1/8-ës kundër skuadrës nga Liga 1 – Rennes pasi është suspenduar për dy ndeshje të tjera nga UEFA ndonëse mungoi fillimisht kundër BATE Borisovit.
Lacazette u ndëshkuar direkt me karton të kuq më 14 shkurt në xhiron e 1/16-ës gjatë takimit të parë në Bjellorusi, por atij i është dhënë një ndëshkim prej tri ndeshjeve dhe me mungesën e tij në takimin e mbrëmjes së kaluar, qëndrimin jashtë fushe do ta vazhdoj edhe për dy ndeshje tjera, transmeton portali arbresh.info.
Lacazzette ishte ndëshkuar për goditjen me bërryl ndaj Aleksandar Filipovicit në pesë minutat e fundit të mbetur të ndeshjes
Ai do të mungoj në dy ndeshjet kundër skuadrës franceze duke i mohuar edhe rikthimin në shtëpi.
Ndërkohë, Chelsea përballet me vepra të tjera disiplinore pas akuzave për të cilat u mësua këtë të premte./arbresh.info/
Katari pezullon rolin ndërmjetësues për luftën në Gazë
Burimi planifikon që pas BBVK të punojë kamarier
PSG merr një fitore solide në udhëtim ndaj Angers
Las Vegasi mbulohet nga bora, qytetarët thonë se nuk kanë pa...
NATO i përgjigjet vendosjes së trupave të Koresë së Veriut n...
“T’ua humbim buxhetin djemve”, Gresa ia tregon planin Sarës