Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale (MPMS) dhe Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP) kanë nënshkruar dje kontratat e para me kompanitë vendore të cilat janë përfituesit e parë të skemës së Subvencionimit në Pagë.
Të pranishmit kanë vlerësuar lartë bashkëpunimin me sektorin privat, bashkëpunim ky që në dhjetë vitet e fundit ka arritur të krijojë mundësi punësimi për rreth 13 mijë persona nëpërmjet programeve të ndryshme si ai i trajnimit në punë, subvencionimit të pagës, apo punës praktike.
“Programi për subvencionimin e pagës, që bashkëfinancohet nga MPMS, UNDP dhe Ministria e Punëve të Jashtme të Finlandës, ka për qëllim përkrahjen e punëdhënësve të cilët ofrojnë mundësi punësimi afatgjatë sidomos për të rinjtë dhe të papunët nga grupet e cenuara. Programi nënkupton pagesën e së paku 50% të pagave për punëtorët e rinj, për një periudhë 6, 9 ose 12 muajsh, në varësi të vështirësive që kanë punëkërkuesit në hyrjen në treg të punës”, thuhet në një komunikatë të UNDP-së.
Gjatë fazës së parë, siç edhe lajmërohet përmes kësaj komunikate, janë 1100 vende të reja të punës që janë shpallur në zyrat e punës në të gjithë Kosovën, nga të cilat 400 janë përzgjedhur për tu subvencionuar.
Të paktën tetë emigrantë mbyten në ishullin grek
Stabiliteti në rajon, temë diskutimi mes homologëve Konjufca...
Nis ndërtimi i Parkut Urban në Spitallë, Rama prezanton proj...
“S’na kanë arrestuar akoma”, gazetarët Artan Hoxha dhe Elton...
Ylli ndërprenë bashkëpunimin me tre lojtarë
Policia e Kosovës, EULEX-i dhe KFOR-i realizuan stërvitje të...