Ministri i Lojërave Olimpike të Japonisë, Yoshitaka Sakurada, ka kërkuar falje publikisht pasi arriti tre minuta me vonesë në një takim parlamentar.
Deputetët e opozitës thanë se vonesa e tij tregon mos respekt për zyrën e tij dhe kanë bojkotuar komitetin për buxhet për pesë orë në shenjë proteste, transmeton portali arbresh.info.
Ata kanë qenë shumë kritik ndaj Z. Sakurada pas një serie të gafave.
Javën e kaluar, ai tha se ndihej i zhgënjyer për shpresën olimpike Rikako Ikee pasi u diagnostikua me leuçemi.
“Ajo është një medalje e artë e mundshme [në Lojërat e Tokios 2020], një atlet në të cilin kemi pritshmëri të mëdha. Jam shumë i zhgënjyer”, u citua të thoshte ai. Më pas, ai u detyrua të kërkojë falje pasi u kritikua.
Në vitin 2016, ai gjithashtu hyri nën zjarr për të përshkruar të ashtuquajturat gratë rehati të detyruara për të ofruar shërbime seksuale ndaj trupave japoneze të kohës së luftës si “prostituta profesionale”.
Dhe vitin e kaluar, Z. Sakurada, i cili është gjithashtu ministër i sigurisë kibernetike, tha se ai kurrë nuk kishte përdorur një kompjuter, duke shtuar se ai gjithmonë e kishte deleguar punën tek vartësit e tij.
Opozita ka kërkuar vazhdimisht dorëheqjen e tij./Arbresh.info/
Trump zgjedh financierin Scott Bessent për Sekretar të Thesa...
Horoskopi, parashikimi i yjeve për fundjavën
Pacolli sot mban takim humanitar në Gjermani
Parashikimi i motit për ditën e somte
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...