Bashkëshortja e ish-zyrtarit për informim në Qeverinë e Kosovës, Hamdi Sopa, Teuta dhe vajzat, Artina dhe Erna Sopi kërkojnë më shumë se 25. 530.000,00 milionë euro dëmshpërblim nga Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGJK)për akuzat dhe mbajtjen e tyre në paraburgim në mënyrë të padrejtë, raporton arbresh.info.
Bashkëshortja dhe vajzat e Sopës ishin akuzuar nga Prokuroria Themelore në Prishtinë nën dyshimet për përfshirje në vdekjen e familjarit të tyre.
Avokati i familjes Sopa, Tomë Gashi të premten ka dorëzuar në Gjykatën Themelore në Prishtinë padinë kundër KGJK-së në të cilën kërkohet kompensimi i dëmit në vlerë mbi 25. 000 euro.
“Sot është dorëzuar padia për kompensim të dëmit kundër Republikës së Kosovës, respektivisht Këshillit Gjyqësor të Republikës së Kosovës, me të cilën do të detyrohen që ti kompensojnë viktimat e qëllimshme të sistemit të dirigjuar të drejtësisë në shumë prej mbi 25.000.000,00 Euro ( njëzetë e pesë milion euro)”, ka thënë avokati Gashi.
Sipas Gashit, në vitin 2013 familja Sopa nga Prishtina, pa asnjë bazë ligjore Teuta Sopa, Artinë Sopa dhe Erna Sopa u arrestuan, u mbajten në paraburgim për mbi 177 (njëqind e shtatëdhjetë e shtatë) ditë dhe u mbajtën nën presion psikik për më tepër se 3 vite, respektivisht 1.411 ditë (një mijë e katërqind e njëbëdhjetë) deri në pushimin e hetimeve.
Megjithatë sipas avokatit Gashi asnjë shumë e parave nuk mund ti shërojë vuajtjet e shkaktuara qëllimisht ndaj familjes Sopa.
Sipas tij, akuza ndaj tyre ishte tepër trishtuese, e qëllimshme dhe pa asnjë fakt.
“Ato ishin viktima të sistemit, të paraburgosura për kinse vrasjen e babait të tyre, respektivisht bashkëshortit Hamdi Sopa-ish Zyrtar për Informim në Zyren e Kryeminitrit të atëhershëm të Kosovës. Dikujt ndoshta mund ti duket e tepruar shuma e kërkuar si kompensim për vuajtje shpirtërore, dëmtim të prestigjit dhe të tjera, por kushdo që mendon kështu le ta paramendoj trishtimin e këtillë… se janë duke e arrestuar atë me motrën apo vllaun dhe nënën për kinse vrasjen e babait”, është shprehur Gashi.
Ai ka thënë se organet e drejtësisë kosovare cilësojnë vetëvrasjet si vrasje dhe vrasjet si vetëvrasje, varësisht nga pozita që ka viktima dhe interesat politike.
Ndryshe, Prokuroria Themelore e Prishtinës në fund të vitit 2015 kishte mbyllur rastin e vdekjes së ish-zyrtarit për informim në Qeverinë e Kosovës, Hamdi Sopa.
Tri të dyshuarat për vrasjen e tij, gruaja Teuta dhe vajzat, Artina dhe Erna Sopi ishin liruar nga dyshimet për vrasjen e bashkëshortit, respektivisht babait të tyre.
Mbyllja e rastit Hamdi Sopa , ishte bërë pothuajse tri vjet pas vdekjes së tij. Sopa ishte hedhur nga kati i nëntë i banesës së tij me 29 janar 2013. Disa ditë më vonë prokuroria kishte urdhërua arrestimin e tri të dyshuarave, Teuta, Artin dhe Erna, menjëherë pas raportit preliminar i Mjekësisë Ligjore, i cili kishte konstatuar se Sopa ishte vra. Tri të dyshuarat kishin qëndruar në paraburgim ma shumë rreth 5 muaj./Arbresh.info
Balluku: Tuneli i Murrizit drejt përfundimit, ndërtojmë rrug...
Më 17 dhjetor pritet vazhdimi i dialogut Kosovë-Serbi
BE-ja i bën thirrje Izraelit të pranojë marrëveshjen e armëp...
FSK përfundon ushtrimin fushor “Iron Bravo 2024”
Yllka Kuqi feston ditëlindjen, do t’iu habisë mosha e saj
Rusia dëbon një diplomat britanik