Koreja e Veriut ka apeluar te Kombet e Bashkuara (OKB) duke kërkuar ndihmën e saj për të adresuar mungesat e saj kronike të ushqimit, që kërcënojnë mjetet themelore për jetesë të popullit koreano-verior, transmeton Anadolu Agency (AA).
Zëdhënësi i OKB-së, Stephane Dujarric, tha se shifrat nga Pheniani tregojnë “një mangësi prej 1.4 milion ton në prodhimin e ushqimit këtë vit, duke përfshirë të mbjellat e orizit, grurit, patateve dhe sojeve”.
Sipas shifrave të OKB-së, të paktën 10.5 milionë koreano-verior ose 41 për qind e popullsisë së saj “kanë nevojë për ndihmë ushqimore”.
Thirrja e ndihmës së Koresë së Veriut vjen para një takimi të dytë midis udhëheqësit të këtij vendi, Kim Jong-un me presidentin e SHBA-ve, Donald Trump, i cili është planifikuar të zhvillohet në Hanoi të Vietnamit më 27-28 shkurt.
Pheniani që nga viti 2006 përballet me sanksione të rënda të OKB-së, kur në fillim testoi arsenalin e saj bërthamor duke shkelur normat ndërkombëtare.
Dujarric tha se disa agjenci të OKB-së janë në bisedime me Korenë e Veriut për të ndërmarrë veprime të hershme për të adresuar nevojat humanitare.
Mungesa e sinjalizimit paraqet rrezikshmëri të lartë në traf...
Ana i dërgon një dhuratë Kevinit, reagimi i tij do ju befaso...
Lituania do të financojë prodhimin e dronëve ukrainas me rre...
Plagosja me thikë e 32-vjeçarit në Durrës, shkak dyshohet ko...
Parandalohet një rast i kundërvajtjes doganore
Anisa ia kap flokët Xhenetës – përplasje e ashpër mes tyre