Lëvizja Vetëvendosje ka mbajtur sot konferencë për media lidhur me kontratën mes Telekomit dhe Z-Mobile.
Drejtuesi i Komitetit për Komunikime elektronike dhe postare në Vetëvendosje, Fatban Bunjaku tha se Telekomi po pëson vetëm dëme nga Z-Mobile. Sipas tij, Vala ka humbur 9 deri në 11 milion euro në vit nga kontrata me Z-Mobile.
Veç tjerash, ai tha se Z-Mobile, po u shkakton dëme edhe gjithë sektorit të komunikimeve elektronike në vend.
“Kontrata e dëmshme mes Telekomit dhe Dardafonit, thuhet se 6 muaj para skadimit të kontratës në janar të 2019 ngrihet komisioni për negocim, në fakt aty nuk ka çka të negociohet, sepse ajo duhet të ndërprehet. Ky është momenti që Telekomi duhet ta shpëtoj veten nga dëmi. Vala ka humbur nga kontrata me Z-Mobile 9 deri 11 milionë euro në vit, si pasojë e zhvatjes nga z-mobile, shitjen e shërbimeve nën kosto. Pa llogaritur këtu edhe degradimin e dëmin që Z-Mobile i ka shkaktuar jo vetëm Vala-s, po edhe të gjithë sektorit të komunikimeve elektronike në vend” tha Bunjaku
Ndërsa, deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Liburn Aliu, ka përmendur edhe emrat të cilët e kanë përbërë komisionin. Ai tha se pasojat dhe dëmet që i ka sjellë kjo kontratë Telekomit të Kosovës, është dashur të hetohet më herët nga organet e drejtësisë
“Komisioni i formuar më 17 janar e ka këtë përbërje është Trim Musliu, ish-drejtor i marketingut, ish drejtues i shefit të zyrës është e paqartë marrëdhënia e tij kontraktuale me Telekomin. Armend Osaj, Drejtor Financiar i Telekomit të Kosovës, i zgjedhur në konkursin e fundit. Arben Shabani, Zyrtarë në Telekom, nuk dihet sakt cili është pozicioni i tij, përveç që qëndron afër me menaxhmentin. Faton Isufi, ushtrues detyre i drejtorit teknik të Telekomit të Kosovës.
Nuk jemi të sigurt që ky komision ka marr udhëzimet e duhura nga menaxhmenti për ta mbrojtur interesin e Telekomit, kjo kontratë është dashur të ndërprehet prej kohësh, përmbajtja dhe pasojat e kësaj kontrate është dashur të ishin tashmë të hetuara dhe të gjykuara nga organet e drejtësisë. Tani jemi në momentin final ku kontratës me Z-Mobile i ka skaduar afati” tha deputeti Aliu
Si përfundim Aliu u bëri thirrje Kryeministrit Haradinaj dhe Ministrit të Zhvillimit Ekonomik, që të merren me këtë çështje dhe ta ndërprejnë këtë kontratë. Aliu tha se nëse Kryeministri e lejon një gjë të tillë, sipas tij përfshihet edhe ai në këtë aferë skandaloze./Arbresh.info
LVV: Kontratat njëburimore janë vetëm propagandë e opozitës
Spak: U godit grupi i Suel Çelës. Dy gazetarët dyshohen se m...
Nesër mbahet ceremonia e 25 vjetorit të themelimit të SHKK-s...
Ish-krerët e UÇK-së i kërkojnë trupit gjykues që ta ruajë pa...
Erion Veliaj ia uron ditëlindjen Rita Orës: Super goca jonë,...
Kurti: Idealet e Metush Krasniqit janë ideale edhe të kohës ...