ZYRTARE: FIFA e dënon Chelsean, s’ka përforcime deri në verën e vitit 2020

11:05 | 22 Shkurt 2019
Arbresh.info

FIFA i ka shqiptuar një dënim të rëndë Chelsea.

Chelseat i është shqiptuar një ndalesë për transferimin e lojtarëve për dy afatet e ardhshme, pasi është gjetur se ka shkelur rregullat e transferimeve.

Chelseas i është ndalur transferimi i lojtarëve të rinj në dy afatet e ardhshme kalimtare, për shkeljen e rregullave në lidhje me transferimet dhe regjistrimet e lojtarëve nën moshën 18 vjeçare, ka bërë të ditur FIFA.

‘Blutë e Londrës’ gjithashtu janë gjobitur edhe me 600 mijë franga zvicerane, ndërsa Federata e Futbollit të Anglisë me 510 mijë franga.

Ky dënim, nuk pengon në largimin e lojtarëve, dhe nuk do të zbatohet ndaj ekipit të femrave të Chelseas dhe skuadrës së futsallit.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme