Google ADS

Pep Guardiola trajner i Juventusit?

10:21 | 22 Shkurt 2019
Arbresh.info

Massimiliano Allegri po sheh fundin e aventurës së tij te Juventus.

Trajneri italian mund të largohet nga kampionët e Serie A, nëse eliminohet nga Atletico Madrid nga Liga e Kampionëve.

Mediet e njohur italiane ‘Tuttosport’, ka sjellë një listë të emrave si kandidatë të mundshëm për të zëvendësuar Allegrin në bankinën e Bianconerëve.

Në mesin e tyre është edhe Pep Guardiola, trajneri i Manchester Cityt.

Emrat tjerë janë ai i Jurgen Klopp, Zinedine Zidane dhe Didier Deschamps.

Por, mbetet të shihet nëse Juventus do të përmbysë rezultatin 2:0 të Atletico Madridit dhe të mbetet ende pjesë e Ligës së Kampionëve.

 

Të ngjashme