Sulmuesi i Lille, Nicolas Pepe është bërë objektivi kryesor i Barcelonës për sulmin gjatë afatit kalimtar të verës.
Drejtuesit e klubit katalunas janë duke shikuar për ndonjë sulmues të ri për sezonin e ardhshëm.
Kjo pasi Luis Suarez ka kaluar 32 vjet dhe nuk e ka më freskinë e sezoneve të kaluara.
Sipas mediumit francez France Football, Barcelona ka identifikuar sulmuesin e Lille, Pepe, si objektiv parësor të transferimeve të verës.
Skautët e Blaugranëve e kanë parë sulmuesin e Bregut të Fildishtë në ndeshjen e Ligun 1 kundër Montpellierit javën e kaluar.
Atyre thuhet se ju ka pëlqyer shumë loja e talentit 23-vjeçar dhe kur tregu të rihapet klubi katalunas mund ta dërgoj ofertën.
Pepe ka shënuar 16 gola në 25 ndeshje për Lille këtë sezon, ndërkohë që ka kontribuar edhe me tetë asistime.
Përveç Barcelonës interesim kanë shprehur edhe Arsenali në Ligën Premier dhe Bayern Munichu në Bundesliga.
Trump ashpërson tonin dhe vendimet, rrit tarifat ndaj Kinës,...
“Jam shumë pishman që të kam dhënë mundësi”, Xheneta diskuto...
Kurti mori pjesë në akademinë përkujtimor dhe në ceremoninë ...
Nis me tensione protesta e opozitës
Shfaqen forca të shumta të policisë para nisjes së protestës...
Pesë vite nga tërmeti i 26 nëntorit, buxheti ka ende 50 mili...