Google ADS

Majlinda Kelmendi kërkon të artën në Grand Slamin e Dyseldorfit

08:41 | 22 Shkurt 2019
Arbresh.info

Kampionia jonë olimpike, Majlinda Kelmendi, do të kërkojë medaljen e artë në Grand Slamin e njohur të xhudos ‘Dyseldorf 2019’.

Kelmendi është garuesja e vetme nga Kosova që merr pjesë në këtë turne.

Krenaria jonë do të garojë në kategorinë deri në 52 kilogramë.

Raundin e parë Majlinda Kelmendi e ka kaluar pa luftë, ndërsa në raundin e dytë do të takohet me garuesen gjermane Verena Thumm.

Grand Slami i Dyseldorfit fillon nga ora 08:30.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme