Mbrojtësi i Arsenalit, Shkodran Mustafi ishte i kënaqur me fitoren e tyre 3 me 0 në Evropa Ligë kundër BATE Borisovit.
Mustafi realizoi me kokë golin e dytë të skuadrës së tij që me sukses kaloi në xhiron tjetër të 1/8-ës, transmeton portali arbresh.info.
“Të luash në shtëpi është ndryshe kur humbni ndeshjen e parë si mysafirë 1 me 0. Ne e dinim se duhet të shënonim, por në të njëjtën kohë të mos pranojmë gol dhe ne e arritëm këtë”, ka thënë mbrojtësi shqiptar pas ndeshjes.
“Ne e nisëm mirë dhe donim të luanim përpara. Ne kishim shumë mundësi dhe golat erdhën nga ndërprerjet, gjë që është e mirë sepse ne kemi punuar në këtë dhe po shpaguhet”
“Ne jemi duke u përpjekur për të prodhuar në fushë atë që ne jemi duke bërë në stërvitje dhe trajneri na inkurajon për të qëndruar me stilin tonë të lojës. Ne duhet të besojmë në vetën tonë dhe kjo do të shpaguhet”
Sa i përket lëndimit të bashkëlojtarit të tij në mbrojtje – Laurent Koscielnyt, ai shtoi: “Shpresoj të mos jetë diçka serioze. Ai kishte një buzëqeshje në fytyrën e tij kur u largua”./arbresh.info/
Xheneta akuzon Rovenën për fshehjen e gjësendeve të saj
Pushimi i hetimeve ndaj Bujës, Hodaj: Kishte seanca private ...
Abdixhiku: Do të investojmë 500 milionë euro për centralin m...
Chiesa thyen heshtjen pas raportimeve se është i palumtur te...
Pacolli: Këta lloj ministrash janë një rrezik i madh për sho...
Hamza: Diaspora është forca dhe potenciali, me të Kosova mun...