Google ADS

Komuna e Prishtinës dënon qytetarin në “Bregun e Diellit”

20:38 | 21 Shkurt 2019
A. B.

Inspektorati i Komunës së Prishtinës ka gjobitur një banorë të lagjes Bregu i Diellit, pasi që i njëjti ka dëmtuar një pemë.

Ai është fotografuar nga banorët e lagjes, të cilët më pas e kanë raportuar rastin, shkruan arbresh.info

Lajmin e ka bërë të ditur Komuna e Prishtinës në faqen zyrtare në rrjetin social Facebook.

Njoftimi i plotë i Komunës:

Banorët lehtësojnë punën e inspektorëve

Në Bregun e Diellit, banorët e lagjes kanë fotografuar fqiun e tyre duke e dëmtuar gjelbërimin. Kjo ka bërë që inspektorët kujdestarë ta identifikojnë lehtë keqbërësin, dhe ta gjobisin atë për dëmin e shkaktuar.

Qytetaria aktive është presioni i duhur për qeverisje të mirë. Bashkë, do ta ruajmë e zhvillojmë Kryeqytetin!

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme