Kryetari i Komunës Jugore të Mitrovicës, Agim Bahtiri, ka thënë se peticionin për bashkimin e Mitrovicë e kanë nënshkruar edhe qytetarët serb që jetojnë atje.
Sipas Bahtirit edhe ata janë në hall për arsye të strukturave paralele të cilat vazhdojnë të veprojnë në veri.
“Peticionin e kanë nënshkruar edhe serbët. Sepse ata janë në hall nga strukturat paralele në Serbi”, ka thënë Bahtiri në T7.
Nënkryetari i AKR-së thotë që Ministria e Administratës dhe Pushtetit Lokal e ka kthyer mbrapsht peticionin për bashkimin e Mitrovicës, shkaku që ministri që e udhëheq këtë ministri është serb.
“Nuk ka pas asnjë arsye, sepse me ligjet në fuqi, mbi 10 mijë nënshkrime, duhet të shkojnë në Kuvend. Janë afër 16 mijë e 600 nënshkrime. Ministri serb i MAPL-së e ka kthyer prapë. Jam befasuar me ministrinë, sepse për herë të dytë e neglizhon kërkesën e Mitrovicës”, shton Bahtiri.
Ai thotë që ka marrë përkrahje nga Veseli e Thaçi për një nismë të tillë.
“Kam besim te Veseli dhe Thaçi, që do ta dërgojnë në Kuvend. Të dy më kanë përkrahë edhe Thaci edhe Veseli”, potencon ai.
Bahtiri thotë se është duke bërë përpjekje që Mitrovica të jetë e bashkuara, para fillimit të bisedimeve në Bruksel.
“Mitrovica kurrë në jetë nuk ka me kanë në tavolinë për diskutim, për arsye se qyteti do të jetë një . Unë po i paraprijë luftës politike, që para se të nisin bisedat në tavolinë, të jetë Mitrovica një. I lus të gjithë të më ndihmojnë në këtë proces”, shprehet ai.
Kreu i Mitrovicës thotë se do të bëj gjithçka që kërkesa e tij për bashkimin e qytetit të procedohet sa më shpejtë në Kuvendin e Republikës së Kosovës.
“Nuk do të lë gurë pa rrotullua, që kjo të procedohet në Kuvend”, ka thënë ndër të tjera Agim Bahtiri.
Rusia thotë se ka bombarduar forcat antiqeveritare në Siri
Vota e emigrantëve, kreu i KQZ: 30 ditë nuk mjaftojnë për po...
Shpërthimi në Ibër Lepenc, KEK shpreson në sanimin e shpejtë...
Kryetari i Zubin Potokut: Shpërthimi në Ibër Lepenc nuk ka d...
Shpërthimet në veri, Haradinaj: Organet e sigurisë të bashkë...
Përplasja e Xuxit me Kevinin shkaktoi momente të tensionuara...