Formacionet zyrtare, Arsenal – Bate Borisov

17:55 | 21 Shkurt 2019
Arbresh Info

Arsenali dhe Bate Borisov kanë publikuar formacionet zyrtare për ndeshjen kthyese mes tyre këtë mbrëmje (e enjte).

Dy skuadrat kanë zbuluar njëmbëdhjetshen startuese për takimin e dytë mes tyre në kuadër të xhiros së 1/16-ës në UEFA Evropa Ligë, shkruan portali arbresh.info.

“Topçinjtë” synojnë të rikthehen nga disavantazhi prej 1 me 0 të pësuar javën e kaluar në mënyrë për t’iu shmangur një eliminimi të hershëm befasues nga kompeticioni i dytë më i madh evropian.

Dy yjet shqiptarë, Granit Xhaka dhe Shkodran Mustafi janë të dy pjesë e njëmbëdhjetshes startuese.

Vlen të përmendet gjithashtu se Mesut Ozil është rikthyer si një titullar nën udhëheqjen e trajnerit Unai Emery.

Ndeshja mes dy skuadrave luhet në stadiumin Emirates dhe fillon në ora 18:55./arbresh.info/


Arsenal: Cech; Lichtsteiner, Mustafi, Koscielny, Kolasinac; Guendouzi, Xhaka; Iwobi, Özil, Mkhitaryan; Aubameyang.

BATE: Scherbitski; Rios, Volkov, Filipenko, Filipovic; Baga, Dragun, Simovic; Milic, Skavysh, Stasevich.

Të ngjashme