Nëna e këngëtares Rita Ora zbuloi pak ditë më parë se ka fituar betejën me kancerin.
Për këtë fazë të vështirë e njëkohësisht të trishtë ka reaguar edhe Rita.
Këngëtarja me origjinë shqiptare ka treguar për herë të parë sesi u ndje kur mësoi për sëmundjen e rëndë të së ëmës.
“Kur mora vesh që mami ishte sëmurë me kancer në gji, mendova: ‘O Zot, nuk mund të gjesh person më perfekt për t’u marrë me këtë punë’. E kuptoja që kishte kancer në gji dhe mund vetëm ta imagjinoja sesi ishte për të që të rriste tre fëmijë, të linte miqtë dhe të afërmit në Kosovë pasi lëvizëm në Britani, të mësonte një gjuhë të re, u bë psikiatre. Nuk mund të jem më krenare për udhëtim e nënës sime”, është shprehur Rita në një video të publikuar nga Vera Ora. Kjo e fundit nuk ka ngurruar t’i shfaqë dashurinë vajzës së saj.
https://www.instagram.com/p/BuHvXFkgSZ9/?utm_source=ig_embed&utm_campaign=embed_locale_test
Yll Limani përmbyll vitin me një koncert madhështor
Paraburgim ndaj tre të arrestuarve në Manastirin e Deçanit
Milan shënon fitoren e dytë radhazi në Ligën e Kampionëve
3 orë mosbindje civile, mbyllet protesta e opozitës në Shqip...
Cepeda: I nderuar ta prisja Osmanin në Senat
Atletico Madrid deklason Spartan e Rrahmanit dhe Krasniqit