Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri, ka pritur sot në takim drejtoreshën e Misionit të USAID-it në Kosovë, Lisa Magno.
Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri ka bërë të ditur për progresin e arritur deri më tani në Rishikimin Funksional të Sektorit të Sundimit të Ligjit, pjesë e së cilës është edhe drejtësia komerciale.
Ministri Tahiri ka potencuar se pas takimeve të shumta me biznese dhe oda që përfaqësojnë interesin e tyre, është parë si e domosdoshme krijimi i Gjykatës Komerciale, për të rritur efikasitetin e trajtimit të lëndëve të biznesit.
Të bërit biznes është ngushtë i lidhur edhe qasjen e shpejtë dhe efikase në drejtësi, ka potencuar ministri Tahiri, duke shtuar se funksionalizimi i kësaj gjykate do të ndihmoj në krijimin e një ambienti më të mirë për bizneset vendore por edhe për investitorët e huaj.
Ministri Tahiri ka vlerësuar mbështetjen e deri tanishme që ka dhënë USAID-i, duke shtuar se ky bashkëpunim dhe sidomos ekspertiza e USAID-it do të jenë të rëndësishme në krijimin e një Gjykate Komerciale efikase dhe efektive, që do të ndihmoj në qasjen më të shpejtë të bizneseve në drejtësi.
Rama uron Ditën e 80-vjetorit të Çlirimit të Shqipërisë
Gresa për Rovenën: E sëmurë nga xhelozia
Reagimin e tifozëve në “Old Trafford” kur Ruben Amorim del n...
Dyshime për sulm me bombë në Gjermani, arrestohet i dyshuari
Dhjetori magjik nuk do të jetë dhe aq i ëmbël për disa shenj...
29 Nëntor, përkujtohet sot 80-vjetori i Çlirimit të Shqipëri...