Google ADS

Kumari, kanceri i shoqërisë globale (Foto)

09:51 | 16 Shtator 2015
Arbresh Info

Me fitimet bruto që parashikohet të arrijnë vlerën e 488 miliardë dollarëve këtë vit, sipas të dhënave të  publikuara nga “H2 Gambling Capital” industria globale e lojërave të fatit është duke arritur fitime marramendëse, dhe kështu  është shndërruar në një kancer të shoqërisë globale për njerëzit që luajnë këto lojëra.

Pothuajse nuk ka shtet në të cilin njerëzit nuk luajnë lojëra të fatit, qofshin ato shtete të mëdha apo të vogla , të pasura apo të varfra. “H2 Gambling Capital” ka analizuar industrinë e  lojërave të fatit duke paraqitur të dhëna në të cilat shihen shtetet ku njerëzit humbin më së shumti para nga kumari, shkruan portali arbresh.info. Shtetet e Bashkuara i prijnë kësaj liste ngase vlera e parave që amerikanët kanë humbur nga kumari  në vitin 2014 arrin në 142.6 miliardë dollarë.

Humbja e parave nga kinezët në kumar ka shënuar rënie në vitin 2014 por Kina prapë qëndron në vendin e dytë të shteteve në të cilat njerëzit kanë humbur më së shumti para nga kumari, ngase vlera e parave që kinezët kanë humbur në kumar arrin në 95.5 miliardë dollarë. Japonezët gjenden në vendin e tretë por humbin shumë më pak se amerikanët dhe kinezët ngase vlera e parave që kinezët humbin nga kumari arrin në 30 miliardë dollarë.

Australia ishte shteti në të cilin vitin e kaluar shënoheshin humbjet më të mëdha në kumar  për person, ngase një australian mesatarisht humbte rreth 1130 dollarë në kumar.

Më poshtë ju paraqesim një infografik të publikuar nga “H2 Gambling Capital” në të cilën paraqiten shtetet në të cilat njerëzit kanë humbur më së shumti para në kumar si dhe llojin e lojërave në të cilat janë shënuar këto humbje./arbresh.info

kumari 2

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme