Sadio Mane është zhgënjyer me të arritur në shtëpi pas ndeshjes së Ligës së Kampionëve kundër Bayern Munichut.
Artikujt, duke përfshirë orë, telefona celularë dhe çelësat e veturave u vodhën në shtëpinë e futbollistit në qytetin e Liverpoolit.
Incidenti ndodhi në shtëpinë e Manes në Allerton nga ora 18:00 deri në ora 23:45 ndërsa 26-vjeçari ishte në Anfield. Askush nuk ishte në shtëpi në atë kohë.
Ekzaminimet mjeko-ligjore janë në proces dhe një hetim policor po vazhdojnë.
Detektiv Phil Mahon nga Policia e Merseyside, tha se “Ne po apelojmë për këdo që ka informacion në lidhje me këtë vjedhje dhe i lusim të paraqiten e të na ndihmojnë”.
Kjo nuk ishte hera e parë që shtëpia e senegalezit të grabitet pasi që e njëjta gjë i kishte ndodhur edhe në nëntor të vitit 2017.
Ndryshe, Mane u transferua te The Reds para tre vjetëve nga skuadra tjetër angleze e Southamptonit.
Aliu: Mbi 16 milionë euro për zgjerimin e rrugës në hyrje të...
Sot shorti i Ligës së Kombeve: Me kë do t’i bie Kosovës?
Hamza në Rahovec: Jemi adresa e zhvillimit të bujqësisë, eko...
“Kobra”: Në natën kritike, rreth 30 persona ishin lënduar, j...
Biden zhvlerësoi urdhrin e Gjykatës Ndërkombëtare për arrest...
Vrasja te lokali “Kobra City”, Babai i viktimës: Më ka ik fë...