Mesfushori i Tottenham Hotspur, Christian Eriksen, mbetet i fokusuar në futboll, mes zërave që e lidhin atë me Real Madridin, sipas agjentit të tij Martin Schoots.
Danezi ende ka mbetur mbrapa në hierarkinë e pagave pas dyshes Harry Kane dhe Dele Alli, të cilët tashmë kanë rënë dakord për një zgjatje të kontratës me klubin nga veriu i Londrës.
Marrëveshja e tanishme e Eriksenin do të përfundojë në vitin verën e vitit 2020 dhe kjo situatë ka bërë që danezi të kërkohet me ngulm nga skuadrat e mëdha evropiane.
Por, agjenti i lojtarit, Schoots këmbëngul se zhurma e jashtme nuk e prish fokusin e Eriksenit, i cili është i fokusuar vetëm në futboll.
“Christiani dëshiron të përqendrohet vetëm në futboll”, ka thënë fillimisht Martin Schoots për ESPN.
“Përveç aftësive të tij teknike, taktike dhe atletike, edhe ky qëndrim ka kontribuar gjatë viteve në transformimin e tij mbresëlënës nga talenti i klasit botëror tek lojtari i klasit botëror”.
“Në këtë moment unë do të preferoja të mos bashkohesha me spekulimet për kontratat dhe transferimet”, përfundoi agjenti i Eriksenit.
Ndryshe, skuadrat e interesuara për mesfushorin kreativ janë Real Madridi, Barcelona, Manchester Unitedi dhe Chelsea.
Tare: Sjellja e futbollistëve të Kosovës tejet dinjitoze
Zarfi ngjyrë hiri shfaqet në ekran – banorët nisin hamendësi...
Papa ‘bekon’ lumturimin e 2 martirëve të krishterë në Shkodë...
Mustafa i reagon Kurtit për doracakët, e publikon deklaratën...
Franca ‘gjunjëzon’ Italinë, Belgjika pëson ndaj Izraelit
Sërish protestohet në Novi Sad