Këshilli i Prindërve të Komunës së Prishtinës, ka reaguar në lidhje me shkarkimin e Drejtorit të Arsimit, Jonuz Salihaj, nga kryetari i kësaj Komune.
Ata kanë shprehur shqetësim rreth kësaj situate. Këshilli i prindërve thanë se Salihaj ishte njeri që kontribuoi në ngritjen e cilësisë së arsimit, e sipas tyre puna e Salihajt është dashur të vlerësohet dhe jo të dekurajohet apo të shkarkohet.
Veç tjerash nga ky këshill kanë theksuar se prioriteti i Salihajt interesi shoqërorë dhe jo ai personal.
Ky është reagimi i tyre i plotë:
Këshilli i Prindërve i Komunës së Prishtinës, si organi më i lartë përfaqësues i interesave të prindërve dhe nxënësve në kryeqytet dhe si një organ jopolitik e i pavarur në vlerësime e qëndrime, deklaron vlerësimin e lartë që ka për z. Jonuz Salihajn, si në aspektin profesional ashtu edhe atë njerëzor.
Ne besojmë se angazhimi i z. Salihaj ka qenë për t’u vlerësuar, mbështetur dhe përgëzuar e jo për t’u dekurajuar e shkarkuar.
Salihaj ka dëshmuar nivel të lartë të përgjegjësisë në përmbushjen e detyrave me të cilat ishte ngarkuar në pozitën e udhëheqësit të Drejtorisë për Arsim. Ai ka ofruar ide konstruktive, është angazhuar drejtpërdrejt dhe plotësisht në detyrën e tij dhe ka ndërmarrë veprime konkrete për përmirësimin e kushteve për mësimnxënie për nxënësit dhe kushteve të punës për mësimdhënësit.
Për më tepër z. Salihaj, ka dëshmuar gatishmëri për të bashkëpunuar me të gjitha palët e interesit, të angazhuara për një qëllim të përbashkët, ngritjen e cilësisë në arsim si shtyllë kryesore për ndërtimin e një shoqërie të shëndoshë, duke i kushtuar bashkëpunimit me prindër një rëndësi të veçantë dhe duke insistuar në funksionalizimin dhe fuqizimin e këshillave të prindërve si organe të pavarura përfaqësuese dhe vendimmarrëse.
Me pranimin e kësaj detyre, z. Salihaj kishte sakrifikuar interesin personal duke vendosur kështu prioritet interesin shoqëror. Andaj ne i jemi shume mirënjohës dhe falënderues z. Salihaj për shërbimin dhe kontributin!
Haradinaj takon kryetarin e “Vatrës”, kërkon ndihmë për inte...
Sylvinho: Çekia dhe Ukraina janë kundërshtarë të fortë, stad...
Vitia i uron shërim të shpejt Kusari-Lilës, i bashkohet thir...
Erdogan: Trump t’i kërkojë Izraelit të ndalojë luftën në Gaz...
Pesë të hospitalizuar, 62 të arrestuar pas sulmeve ndaj tifo...
KQZ merr vendim që numri i qendrave të votimit të jetë rreth...