Google ADS

Pacolli e Abe nënshkruajnë marrëveshjen, Japonia i dhuron Kosovës grand prej 2 milionë euro

12:29 | 21 Shkurt 2019
Arbresh.info

Ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Behgjet Pacolli dhe ministrja e punëve të jashtme të Japonisë, Toshiko Abe të enjten kanë nënshkruar një marrëveshje bashkëpunimi.

Sipas kësaj marrëveshje, Qeveria e Japonisë do t’i dhuroj Qeverisë së Kosovës një grand prej 2 milionë euro, shkruan arbresh.info.

Grandi do të destinohet për Ministrinë e Mjedisit dhe Planifikimit Hapsinor.

E kjo marrëveshje u nënshkrua pas mbjellës se fidanëve të të qershive japoneze.

Ndryshe të martën në mbledhjen e Qeverisë së Kosovës është miratuar nisma për lidhjen e marrëveshjes me Qeverinë e Japonisë për projektin për ngritjen e kapaciteteve për menaxhimin e mbeturinave.

Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fatmir Matoshi, ka thënë se kjo shumë do të shkojë te komunat dhe kompanitë që merren me grumbullimin e mbeturinave.

“Kjo marrëveshje do të  nënshkruhet për përmirësimin e menaxhimit të mbeturinave në Republikën e Kosovës. Përmes kësaj marrëveshje do të marrim përkrahje në sektorin e menaxhimit të mbeturinave përmes një granti në vlerë prej rreth 2.2 milion euro të dhënë nga Qeveria Japoneze që do të përdoret për blerjen e pajisjeve për disa komuna dhe kompani që merren me grumbullimin dhe menaxhimin e mbeturinave”, ka thënë ai./Arbresh.info/

 

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme