Kryetari i Prishtinës, njëherësh edhe i Partisë Social-Demokrate Shpend Ahmeti ka konfirmuar se qeveria është me mendime të ndara lidhur me taksën kundër produkteve serbe dhe boshnjake.
Ahmeti ka thënë se për këtë arsye edhe nuk po munden të kërkojnë nga ndërkombëtarët që t’i bëjnë presion Serbisë për t’u ulur në tavolinën e dialogut, pasi që vetë qeveria nuk po dakordohet për taksën, raporton arbresh.info.
“Nuk po mundemi të kërkojmë nga SHBA-ja e ndërkombëtarët të bëjnë presion tek Serbia për ulje në tavolinën e dialogut pa kushte, pasi që vetë në koalicionin e qeverisë ka mendime të ndara lidhur me taksën, njëri thotë me heqë, tjetri me e mbajt”, deklaroi i pari i Prishtinës./Arbresh.info/
Shkup: Rikthehen mosmarrëveshjet për Ballkanin e Hapur
Vullneti u rrëfehet banorëve për përjetimet e tij gjatë luft...
Kurti: Qeveria vitin e ardhshëm do të mbështesë organizimin ...
Rumania mban zgjedhjet presidenciale
Trumpi hesht, Ukraina debaton
“Gjest i shëmtuar”, Vedat Muriqi kërkon falje publike pasi u...