Tottenhami monitoroi nga afër katër yje të Serie A

11:12 | 21 Shkurt 2019
Arbresh.info

Tottenham Hotspur ka dërguar skautët e tyre për t’i shikuar dy ndeshje të Serie A këtë fundjavë, pasi subjekt i tyre janë katër lojtarë.

Klubi londinez ka shkruar veten në histori pasi nuk ka transferuar asnjë futbollistë në afatin e fundit kalimtar veror dhe atë të janarit.

Megjithatë, në afatin e ardhshëm të verës, drejtuesit e Tottenhamit janë të interesuar të investojnë në skuadër.

Sipas mediumit Tuttomercatoweb, Spurs janë gati të ‘blejnë’ në tregun italian për t’ia forcuar skuadrës Mauricio Pochettinos.

Kështu, drejtuesit e klubit anglez dërguar skautët e tyre në këtë fundjavë në Serie A për t’i ndjekur dy ndeshje, pasi janë duke monitoruar katër lojtarë.

Ndeshja e parë ishte ajo në mes të Milanit dhe Atalantas, ndërsa ndeshja tjetër ajo e Interit me Sampdorian.

Në ndeshjen e parë drejtuesit e londinezëve monitoruan dyshen e Milanit, Suso dhe Franck Kessie, të cilët pëlqehen shumë.

Në anën tjetër, në takimin e dytë subjekt i tyre ishte Ivan Perisic i Interit dhe mbrojtësi i Sampdorias, Joachim Anderson.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme