Google ADS

 Përfshihet nga zjarri distrikti historik i Dakës, 78 të vdekur

10:47 | 21 Shkurt 2019
Arbresh.info

Një zjarr i madh ka marrë jetët e të paktën 78 personave kur përfshiu një distrikt historik në kryeqytetin e Bangladeshit, Daka.

Flakët nisën gjatë natës në një ndërtesë banimi që kishte kimikate të ndezshme në një kat, transmeton portali arbresh.info. Më pas shumë shpejt u përfshi në ndërtesat në afërsi.

Mendohet se edhe mysafirët në një ndejë nuseje janë në mesin e viktimave.

Qarku shekullor Chawkbazar ka rrugë shumë të ngushta dhe ndërtesa rezidenciale vetëm disa centimetra larg.

Zjarri shpërtheu të mërkurën në ora 23:40 të kohës lokale, tha policia e Bangladeshit.

Ai filloi në një depo kimike në katin përdhesë të ndërtesës dhe pastaj kalonte nëpër tre ndërtesa të tjera, tha BBC Bengali, Drejtori i Përgjithshëm i Shërbimit të Zjarrfikjes dhe Gjenerali i Mbrojtjes Civile Ali Ahmed Khan./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme