Ish-banori i ‘Big Brother’ bëhet baba për herë të parë

09:55 | 21 Shkurt 2019
Arbresh.info

Një ndër personazhet që konsiderohej shumë i pëlqyer për publikun në “Big Brother”, është bërë për herë të parë baba.

Ish-banori i “Big Brother Albania 7”, Enkelejd Mezinim, është bërë baba për të parën herë.

Për ata që nuk e mbajnë mend, ai gjithnjë është konsideruar si sozia e aktorit të njohur Brad Pitt, dhe është dalluar për karakterin e tij të veçantë.

Pas përfundimit të edicionit të lartpërmendur të “Big Brother” për të është dëgjuar pak e Blitz.al bën të ditur se ai është bërë baba i një vajze të cilës ia kanë vënë emrin Ella.

Pas Big Brother, Enkelejdi ka jetuar në Amerikë dhe gjithashtu ka marrë pjesë në disa filma.

 

Të ngjashme