Trajneri francez, Zinedine Zidane thuhet se po shikon me kujdes situatën e ish-skuadrës së tij, Juventusit.
Zidane është i papunë që nga fillimi i verës së kaluar kur vendosi të largohej nga Real Madridi.
Megjithatë, francezi ka fituar tre trofe radhazi të Ligës së Kampionëve dhe interesimi nga disa skuadra për ta bërë trajner është i madh.
Ish-mesfushori kreativ është në radarin e Chelseat, pasi menaxheri i Bluve, Maurizio Sarri, aktualisht është në prag të humbjes së punës pas formës një së dobët të ekipit.
Por, Chelsea mund të humbasë një prej objektivave të tyre të mëdhenj nëse Massimiliano Allegri do të largohej nga Juventusi në verë.
Një largim i mundshëm i trajnerit italian do të hapte rrugë për punë për Zidanen në Torino.
Është mediumi britanik The Mirror që raporton se Zidane po mban shikimin në situatën menaxheriale të ish-klubit të tij Juventusit.
Zidane ka luajtur si futbollistë plot pesë sezone mes viteve 1996-2001, duke zhvilluar 209 ndeshje dhe duke fituar dy tituj të Serie A.
Çfarë duhet të dinin për Islandën – kundërshtarin e Kosovës ...
Në Ditën e Alfabetit, prezantohet projekti për Fjalorin e ri...
Edi: Jam tregtari më i mirë i kriptovalutave në Kosovë, përf...
Vrasje me armë zjarri në Tropojë
SHBA, senatorët reagojnë pas tërheqjes nga emërimi të ish-li...
Dogana kapi 15 mijë euro mall të padeklaruar në aeroport, gj...