Google ADS

SHBA thirrje protestuesve që të ushtrojnë paqësisht të drejtën e tyre

09:23 | 21 Shkurt 2019
Arbresh.info

Shtetet e Bashkuara të Amerikës përmes një postimi në rrjetin social Facebook, u bëjnë apel pjesëmarrësve në protestë që të shmangin dhunën.

“Shtetet e Bashkuara nxisin të gjithë pjesëmarrësit në protestën e sotme që të ushtrojnë paqësisht të drejtën e tyre për t’u mbledhur dhe të refuzojnë dhunën, si dhe iu bëjnë thirrje qeverisë dhe forcave të sigurisë që të tregohen të përmbajtur”, thuhet në reagimin e ambasadës së SHBA./tch

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme