PSG i bashkohet garës për Hudson-Odoin

08:53 | 21 Shkurt 2019
Arbresh.info

Pari Saint-Germain është ekipi i fundit që ka shfaqur interesim për talentin e Chelseat, Callum Hudson-Odoi.

18-vjeçari ka ngrirë marrëdhënien e tij me Chelsean që nga dorëzimi i një kërkese transferimi për t’u bashkuar me Bayern Munichun muajin e kaluar.

Anglezi ka luajtur vetëm 13 minuta në ndeshjet e Ligës Premier që nga kërkesa për t’u larguar dhe kjo nuk po i pëlqen aspak atij.

Kjo mungesë e kohës së lojës ka forcuar dëshirën e Hudson-Odoi për të lënë Stamford Bridge, transmeton Telegrafi.

Kampionët e Ligue 1, PSG thuhet se tani kanë hyrë në garë me Bayernin për nënshkrimin e tij gjatë verës.

Sipas mediumit britanik The Sun, Paris Saint-Germain i është bashkuar ndjekjes për anësorin sulmues të pakënaqur të Chelsea, Hudson-Odoi.

Ndryshe, Hudson-Odoi llogaritet si njëri nga talentet më të mëdhenj anglez momentalisht dhe drejtuesit e Bluve nuk duan t’i humbin shërbimet e tij.

Për të klubi londinez ka refuzuar oferta nga Bayerni deri në 40 milionë euro.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme