Fierakët drejt Tiranës,kreu i PD: Të pranohen kërkesat e opozitës

09:03 | 21 Shkurt 2019
Arbresh.info

Dhjetëra autobusë dhe mjete private janë nisur sot për në kryeqytet ku do të mbahet protesta e opozitës së bashkuar, e dyta brena pak ditësh.

BalkanWeb raporton se nga të gjitha njësitë administrative janë nisur qytetarë dhe mbështetës të Partisë Demokratike.

Kreu i PD-së së Fierit, tashmë ish-deputet Luan Baçi tha se protesta e sotme do të jetë më masive se ajo e 16 shkurtit.
“Sot është një protestë tjetër e fuqishme që vjen pas një lëvizjeje po aq të fortë që bëri PD. Protesta do të jetë më masive se ajo e 16 shkurtit”, deklaroi Baçi.

Ai tha se protesta e mëparshme nuk ka pasur dhune por ka qenë një revoltë e brendshme e qytetare. Sipas tij PD nuk ka dhunë, ndërsa bën thirrje që të pranohen kërkesat e opozitës.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme