Babai i Dua Lipës merr vëmendje në “Brit Awards”

08:35 | 21 Shkurt 2019
Arbresh.info

Si gjithmonë, Dua Lipa në çdo ngjarje ka pas vetës familjen e saj, të cilën e falënderon për çdo sukses të sajin.

Edhe mbrëm ylli kosovar në Brit Awards ishte e shoqëruar nga personat e saj të zemrës.

Derisa prezantuesi shkoi në tryezën e artistes për të biseduar me të, ai nuk la pa përmendur edhe babain e saj, Dukagjinin, të cilit ai iu drejtua me Dugi.

Madje prezantuesi e cilësoi Dugin si babain më “cool” në planet dhe tha se e ka idol.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme