Google ADS

Berisha për shkarkimin e Salihajt: Do të shqyrtohet në mbledhje të kryesisë

08:39 | 21 Shkurt 2019
V. S.

Anton Berisha, anëtar i Kryesisë së AAK-së, ka deklaruar se shkarkimi i drejtorit të Arsimit në Komunën e Prishtinës Jonuz Salihaj, duhet të shqyrtohet në mbledhjen e Kryesisë së kësaj partie.

“Ne, nuk do të lejojmë që aktivistë partiakë pa asnjë dije në fushën e arsimit të shkarkojnë njerëz me kredibilitet, që i kanë kushtuar tërë jetën arsimit, siç është z. Salihaj. Ai gëzon respektin tim të plotë”, ka shkruar ai në Facebook.

Statusi i plotë:

Shkarkimi i drejtorit te arsimit ne Komunën e Prishtinës, z. Jonuz Salihaj, duhet te shqyrtohet ne mbledhjen e kryesisë qendrore te AAK-se.

Ne, nuk do te lejojmë qe aktiviste partiak pa asnjë dije ne fushën e arsimit te shkarkojnë njerëz me kredibilitet, qe i kane kushtuar tere jetën arsimit, siç është z. Salihaj.

Ai gëzon respektin tim te plote .

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme