Liberalizimi i vizave, ka disa vite që iu është premtuar qytetarëve të Kosovës nga krerët e shtetit, por ende po mbesin vetëm premtime. E Demush Shasha, drejtor ekzekutiv në Institutin e Kosovës për Politika Evropiane vlerëson se Kosova ende nuk ka mbushur 95 kriteret përfshirë luftën kundër krimit dhe korrupsionit.
Sipas tij, qershori 2019 ka pak gjasa të jetë realist, ai thotë se nuk duhet të jepen data por të fokusohemi në përmbushjen e këtyre kritereve.
Demush Shasha, për arbresh.info ka thënë se Kosova ka humbur shumë kohë për arsye tërësisht politike, dhe për mungesë të spektrit politik.
“Sa i përket procesit liberalizimit vizave, Kosova ka humbur shumë kohë për arsye tërësisht politike. Ne kemi humbur momentumin pozitiv që ekzistonte në vitin 2016 për shkak të mungesës së konsensusit të spektrit politik lidhur me çështjen e demarkacionit i cili i ka kushtuar qytetarëve të Kosovës tre vite bllokadë dhe izolim. Në vitin 2016, BE-ja i hapi derën Kosovës që të jetë pjesë Zonës Shengen, por skena politike e Kosovës refuzoi këtë ofertë duke mbajtur kështu qytetarët e Kosovës të vetmit në Ballkanin Perëndimor pa të drejtën e lëvizjes së lirë. Në korrik 2018, Komisioni Evropian vlerësoi se Kosova ka përmbushur të gjitha 95 kriteret e udhërrëfyesit për liberalizimin e vizave. Gjë e njëjtë u përsërit dje nga shefja e zyrës së BE-së, znj. Nataliya Apostolova”.
Shasha, tha se dy institucionet e BE-së: Komisioni Evropian dhe Parlamenti Evropian vlerësojnë që Kosova ka përmbushur të gjitha kriteret për liberalizimin e vizave. Mirëpo vendet anëtare të BE nuk po e ndajnë vlerësimin e njëjtë.
“Për më tutje, në shtator 2018 Parlamenti Evropian votoi pro nisjes së negociatave mes Parlamentit, Këshillit të BE-së dhe Komisionit Evropian për të siguruar lëvizje e lirë për qytetarë e Kosovës. Prandaj, Kosova është me një situatë ku dy institucionet e BE-së: Komisioni Evropian dhe Parlamenti Evropian vlerësojnë që Kosova ka përmbush gjithë kriteret për liberalizimin e vizave. Sidoqoftë, përkundër vlerësimit të Komisionit Evropian dhe Parlamentit Evropian, Vendet Anëtare të BE-së apo Këshilli i BE-së nuk është duke e ndarë vlerësimin e njëjte me dy institucione të cekura”.
Tutje ai thotë se kërkesa e Komisionit Evropian është për përmbushjen e kriterit kundër krimit dhe korrupsionit, por që ende nuk kemi asnjë të dënuar të profilit të lartë për korrupsion.
“Skepticizmi i shfaqur nga Këshilli i BE-së bazohet në mungesën e rezultateve të Kosovës në kuadër luftës kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. Dy vite pas kërkesës së Komisionit Evropian për përmbushjen e kriterit të luftës kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, ne ende s’kemi asnjë aktgjykim dënues të profilit të lartë për korrupsion. Mos te harrojmë qe edhe ne raportin final vlerësues të Komisionit Evropian të korrikut 2018 është nënvizuar rëndësia për të vazhduar me progresin në kuadër të gjitha 95 kritereve, përfshirë luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit dhe se Komisioni do te monitoroj në vazhdimësi këtë proces. Po ashtu është përdore një gjuhe kërcënuese ndaj vete sistemit prokurorial duke cenuar rende pavarësinë e sistemit te drejtësisë qe është potencuar edhe ne Raportin e Vendit te Komisionit Evropian”.
Sipas tij Institucionet e Kosovës nuk duhet të përmendin data rreth çështjes së liberalizimit të vizave, por të fokusohen për përmbushjen e 95 kritereve.
“Ndërsa, në kuadër shënimit të javës së luftës kundër korrupsionit të gjithë kemi parë mesazhe të qarta të Ambasadorëve të shteteve mike të Kosovës rreth nivelit të lartë të korrupsionit në Kosovë dhe rëndësisë të progresit në këtë fushë. I gjithë ky regres në fushën e sundimit të ligjit është element shtese qe ka thelluar skepticizmin e vendeve anëtare dhe ka bllokuar procesin e liberalizimit të vizave. Tani sa i përket vitit 2019, konsideroj se institucionet e Kosovës nuk duhet të përmendin datat rreth çështjes së liberalizimit të vizave dhe në vend të kësaj duhet të fokusohen në vazhdimin e përmbushjes së të gjitha 95 kritereve që dalin nga udhërrëfyesi për liberalizimin e vizave, me theks të veçantë në fushën e sundimit të ligjit dhe luftës kundër korrupsionit”.
Dhe krejt në fund Shasha tha se në qershor 2019 ka pak gjasa të ndodhë liberalizimi.
Qershori 2019 ka pak gjasa të jetë realist, për një arsye të vetme – nuk kemi parë asnjë indikacion nga institucionet e BE-së që çështja e liberalizimit të vizave do të përfundoj deri në muajin qershor. Prandaj, konsideroj se të vetmet deklaratat serioze që mund të ofrojnë ndonjë afat real për liberalizimi të vizave janë të përfaqësuesve të Këshillit të BE-së. Dhe në këtë drejtim, nuk kemi asnjë deklaratë që do të na jepte indikacione se liberalizimi i vizave mund të ndodh deri në muajin qershor./Ardita Zeka/Arbresh.info/
Për çfarë Sara po e akuzon Gjestin se i mori?
Kearns, Vuçiqit: Mohimi është vazhdimësi e krimeve, ajo që f...
Leverkuseni i Xhakës synon vetëm fitore ndaj Salzburg
Aktivistët e LVV-së në Mitrovicë me pankarta ku “kërko...
LVV: Kontratat njëburimore janë vetëm propagandë e opozitës
SPAK godet një organizatë kriminale, heton si të përfshirë e...