Parashikimi i motit për sot në Kosovë

07:48 | 21 Shkurt 2019
Arbresh.info

Sot gjatë ditës në vendin tonë do të mbajë mot pjesërisht i vranët dhe me diell.

Vranësirat do të jenë kryesisht të shtrira në perëndim dhe veriperëndim të vendit, por nuk parashihen të sjellin reshje të asnjë forme për shkak se ato do t’i takojnë stadit të lartë të Troposferës.

Era do të fryjë nga Veriu 10 deri 35 km/h.

Ndërkaq, temperaturat do të lëvizin nga 2’C deri 13’C.

Më poshtë tabela për vlerat e temperaturave në të gjitha rajonet e Kosovës:

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme