Nisma i jep krah Haradinajt për taksën

23:26 | 20 Shkurt 2019
Arbresh.info

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Nismës Socialdemokrate, Haxhi Shala, ka deklaruar se taksa 100 për qind ndaj produkteve të Serbisë nuk duhet të hiqet derisa të arrihen efektet për çfarë është vendosur.

Ai ka thënë për “Epoka e re” se partia e udhëhequr nga Fatmir Limaj e mbështet kryeministrin Ramush Haradinaj deri në fund rreth kësaj çështjeje.

Shala nuk beson se taksa mund ta çojë vendin në zgjedhje të parakohshme.

Madje, sipas tij, do të ishte gabim i madh nëse vendi do të shkonte në zgjedhje të reja për shkak të taksës ndaj mallrave serbe.

Kryeministri i vendit, Haradinaj, këmbëngul se taksa do të qëndrojë në fuqi derisa Serbia ta njohë Kosovën si shtet të pavarur dhe sovran.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës po i bëjnë atij trysni që ta pezullojë taksën, për t’i hapur rrugë rifillimit të dialogut mes Kosovës dhe Serbisë.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme