Samsung lanson Galaxy S10 dhe Galaxy Fold

23:25 | 20 Shkurt 2019
A. B.

Samsung ka lansuar më në fund celularët e saj të rinj, Galaxy Fold dhe Galaxy S10.

Firma shpalosi pajisjen fleksibile, e cila varion nga një smartfon 4.6 inç në një mini tabletë prej 7.3 inç, gjatë Eventit të Paketuar në Auditoriumin Bill Graham të San Franciskos sot.

Samsung gjithashtu prezantoi Galaxy S10 dhe S10 +, që thotë se krenohet me ‘ekranin më të saktë të ngjyrave ndonjëherë në një pajisje të lëvizshme’.

Samsung gjithashtu zbuloi partneritetin e ri me Instagram për të sjellë një veçori të veçantë të kamerave të mediave sociale në linjën e saj S10: Instagram Mode.

Nënkryetari i Produktit të Marketingut të Samsung, Justin Denison lansoi produktet e fundit në mëngjesin e të mërkurës, duke filluar me Galaxy Fold.

Samsung thotë se Galaxy Fold do të dalë në treg më 26 prill, i cili do të etiketohet me çmimin 1.980 dollarë.

Specifika të tjera do bëhen të ditura më vonë.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme